Zonin, ndër prodhuesit më të rëndësishëm botërorë

 Zonin është një ndër 10 prodhuesit më të rëndësishëm të verës në Itali dhe ndër më të rëndësishmit në Botë. Zonin ka fituar çmime të panumërta të dhëna nga institucione kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me cilësinë dhe origjinalitetin e verërave të Zonin.

I frymëzuar nga principi "çdo rajon me traditën karakteristike të tij, çdo rajon me verën e saj të veçantë," Presidenti i Zonin, Gianni Zonin, qysh në fillim të viteve '60 ka seleksionuar me kujdes dhe pasion rajonet më të favorshëm për prodhimin e verës, duke e bërë kështu realitet shtrirjen e "Casa Vinicola Zonin" në një sipërfaqe prej më shumë se 2,000 hektarësh, për të cilën kujdeset një skuadër e kualifikuar prej 32 enologësh dhe agronomësh të dislokuar në 7 rajone të italisë, veç rajonit  amerikan "Barboursville Vineyards", në Virxhinia (SHBA).


Territori, veçantitë klimatike dhe morfologjike të rajoneve të prodhimit të verës, eksperienca dhe profesionalizmi i enologëve dhe agronomëve, dhe evidentimi i strategjive dinamike komerciale, janë vlerat më të rëndësishme në të cilat bazohet filozofia "Zonin". 

CONVERSATION